Sport Ndërkombëtar

Nkunku pritet të rinovojë me Leipzig

Ndonëse ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europianë, francezi pritet të qëndrojë.

Christopher Nkunku është transferimi që thuajse të gjithë e presin të ndodhë këtë afat kalimtar.

Mirëpo, kështu nuk duket se do të ndodhë pasi një kontratë e re i është ofruar atij nga Leipzig, raporton Leipziger Volkszeitung.

Christopher Nkunku, Liga e Kampionëve

Marrëveshja që futbollisti do të ketë në tavolinë, thuhet të përmbajë klauzolën liruese prej afër 60 milionë eurosh.

Shuma mund të aktivizohet nga klubet që i janë vënë pas – si Liverpool dhe Chelsea – në afatet e ardhshme kalimtare.

Nkunku, RB Leipzig

Autori i 34 golave në të gjitha garat përgjatë edicionit të klauar ka aktualisht kontratë që e mban atë në “Red Bull Arena” deri në vitin 2024.

Prandaj, një rinovim i 24 vjeçarit duket më shumë si një garancë që klubi gjerman të përfitojë shumën e përmendur më lart, si një lloj garancie që s’do e humbasë atë për më lirë.

Nkunku me çmimin e lojtarit më të mirë në Bundesliga 2021/22

Përndryshe, Nkunku u shpall edhe lojtari i sezonit në Bundesliga duke mposhtur Robert Lewandowskin e Bayern Munich, si dhe fitoi trofeun e Kupës së Gjermanisë – DFB Pokal. /Shqip.com