Bashkia e Korçës: Bregoviç hap koncertin me këngë shqip në Festën e Birrës
Publikuar:
(21.08.2021 21:39:57)

Me këngën “Kosovska”, në gjuhën shqipe do të hapet Festivali i “Birrës së Korçës”, të kënduar nga Goran Bregovic.
“KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë. Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt”, thuhet në postimin e tyre.
Për këtë, debat ka pasur shumë. Në Kosovë u kritikua ashpër organizimi në të cilin këndon, Goran Bregovic.
Kritikët thonin se “ai s’ka kërkuar falje për krimet e Serbisë në Kosovë”.
Asnjë artisë kosovarë nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje.
Përkundër kësaj Korça vendosi të mos e anulojë koncertin. /Shqip.com