Lajme

Konfiskohet një veturë e vjedhur në Bullgari

ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë dhe të sekuestrojë një veturë të vjedhur në Bullgari.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftim nga zyra e informimit.

“Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, më 10.06.2022 rreth orës 22:05 vije vetura Land Rover me targa të Maqedonisë së Veriut e cila drejtohej nga: B.S., (viti i lindje 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut)” thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe është iniciuar rasti penal, e po ashtu është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt./Shqip.com