Sport Ndërkombëtar

Bale: Nuk do të shkoj në Getafe

E ardhmja e Gareth Bale është ende e paqartë.

Kontrata e tij me Real Madridin përfundon në fund të këtij muaji dhe ende nuk dihet ku do të luajë ai për stinorin e ardhshëm.

Sipas disa raportimve, Getafe ka qenë një ndër destinacionet e mundshme për uellsianin.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar sulmuesi.

“Unë nuk do të shkoj në Getafe, kjo është e sigurt,” tha Bale në një konferencë.

“Kudo që të shkoj, do të jetë një fitore-fitore sepse do të luaj ndeshje para Kupës së Botës”.

Presidenti i Getafe, Ángel Torres kishte thënë se ishte në bisedime me agjentin e Bale këtë javë për një lëvizje në klubin e La Ligës.

Që nga largimi nga Real Madridi, Bale është lidhur me lëvizjet në Champions dhe MLS.

“I takon atij dhe familjes së tij të vendosin se ku është më e mira për të që të jetë në gjendjen e duhur mendore për nëntorin, do të jetë kaq e thjeshtë dhe mund të jetë edhe aq afatshkurtër sa ajo.” tha menaxheri i Uellsit, Robert Page.

Bale do të shkojë edhe në Kupën e Botës, pasi ndihmoi skuadrën e tij të kualifikohet për Katar 2022./Shqip.com