Kancelari Scholz për vizat: Angazhohemi që liberalizimi të vijë sa më shpejt
Publikuar:
(10.06.2022 12:22:05)

Kancelari Olaf Scholz ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e qeverisë së tij për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai së bashku ne konferencë me kryeministrin Albin Kurti, tha se për ta hequr regjimin e vizave për Kosovës flasin me të gjithë partnerët evropianë që edhe ata të binden se një gjë e tillë duhet të ndodhë.
“Unë e kam thënë edhe më herët ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt pasi që kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët në Evropë dhe ata të binden siç jemi bindur ne që moti”, tha Scholz.
Kancelari i Gjermanisë ka thënë se është e rëndësishme që dialogu me Serbinë të shkojë përpara si parakusht për investime e anëtarësim në BE.