Klubi që garonte në Serie A nxirret në shitje për 1 euro

Të blesh klub profesional për më lirë se një litër nafte – është e pabesueshme, por e mundur.
Ishte sezoni 2003/04 kur Messina bëri hapin historik duke u promovuar në Serie A nga Serie B, pasi grumbulluan 79 pikë duke u pozicionuar të katërtit.
Ndonëse pak kush besoi se do të mbesin në elitë, klubi sicilian arriti të befasojë të gjithë duke mbyllur sezonin në vendin e shtatë me Bortolo Mutti në krye të stolit.

Messina e shmangu përsëri rënien në sezonin 2005/06, duke përfunduar dy pikë përpara zonës së rënies, por që megjithatë kaluan në divizionin e dytë në sezonin në vijim (2006/07).
Zhgënjimi i madh nuk kishte ndodhur akoma për tifozët, sepse kriza e thelluar skajshmërisht detyroi që klubi të shuhej në vitin 2008.
✍🏻
Pietro Sciotto 💛❤#AvantiScudati pic.twitter.com/I0zjrslHTn— ACR Messina (@AcrMessina1900) June 9, 2022
Ashtu si ajo që ka ndodhur me Palermon, ka qenë një spirale në rënie që atëherë. Këto ditë, pas ndryshimit të pronësisë dhe emrit, Giallorossët rikthehen në Serie C, por tani janë në dispozicion për t’u blerë për vetëm 1 euro.
Pietro Sciotti, presidenti i klubit, ka lëshuar një deklaratë dhe ka thënë se afati i fundit është këtë fundjavë.
“Nuk kam marrë ende asnjë ofertë të vetme për ACR Messina, vetëm disa telefonata për të kërkuar informacion”, ka shkruar Sciotti dhe kjo është ndarë nga faqja e klubit në Instagram.

Messina është në prag të humnerës dhe mund të shuhet përfundimisht nëse nuk bie në duart e investitorëve seriozë. /Shqip.com