Digjet një veturë në Rahovec
Publikuar:
(10.06.2022 10:12:30)

Një person ka njoftuar policinë se vetura e tij është përfshirë nga zjarri.
Vetura e përfshirë në zjarr ishte me targa vendore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Rahovec.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura me targa vendore, pronë e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse”, thuhet në raport.
PK-ja, njofton se ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Po ashtu, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes./Shqip.com