Një person therret me thikë pasi hyri t’i ndaj dy persona të tjerë nga konflikti në Kamenicë
Publikuar:
(10.06.2022 10:28:07)

Dy burra janë rrahur mes vete pas një konflikti verbal kurse, një person tjetër ka marrë lëndime trupore pasi që ishte munduar t’i ndaj.
Siç raporton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Malësi të Kamenicës.
Sipas PK-së, njëri prej të përfshirëve në konflikt ka goditur me thikë personin, i cili ishte munduar ta qetësoj situatën.
“Pas një konflikti verbal janë rrahur mes vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili gjatë ndërhyrjes për ndarje, është goditur me thikë nga njëri prej të dyshuarve”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, PK-ja njofton se i dyshuari për sulmin me thikë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./Shqip.com