Një person arrestohet nga policia, kapet duke vjedhur rezervuare të naftës në Prizren
Publikuar:
(10.06.2022 09:46:56)

Arrestohet një person nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti është kapur duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës në Prizren
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se të dyshuarit iu është konfiskuar edhe një veturë e cila ishte e vjedhur në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veture e cila ishte vjedhur në Prishtinë”, thuhet në raportin e PK-së
Sipas PK-së, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka iniciuar rastin si vjedhje e rëndë në tentativë./Shqip.com