Katër vjetori i vdekjes së Vokrrit, familja nuk ftohet për ndeshjen e Kosovës

Familja Vokrri nuk do të jetë e pranishme në stadium për ndeshjen e Kosovës, në katër vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.
Kosova sot do të përballet me Irlandën e Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Djali i sulmuesit, Gramoz Vokrri, për Shqip.com e ka konfirmuar se nuk janë ftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për këtë ndeshje.
“Jo ne nuk do të jemi prezent në stadium. Nuk kemi marr festa, qe një kohë shumë të gjatë, federata nuk na ka dërguar festa. Që para ndeshjes me Spanjën ne nuk kemi marr ftes”, tha ai.
Kujtojmë që Vokrri ishte presidenti i Federatës së Futbollit, kur Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA.
Ai në vitin 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe e udhëhoqi FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.
Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si president i FFK-së, por nuk arriti ta përfundoj këtë mandat, pasi ndërroi jetë në vitin 2018.
Derisa, pas vdekjes së tij u stadiumi i Prishtinës u emërua “Fadik Vokrr”, për nderë të sumluesit./Shqip.com