Sport Ndërkombëtar

Liverpool vazhdon me fitore, mposht lehtësisht Burnley

Liverpol në ndeshjen kundër Burnley

Liverpooli ka marrë një tjetër fitore në ndeshjes e së shtunës kundër Burnley me rezultat 2-0, shkruan Shqip.com.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi ndeshjen lehtësisht pasi ishin shumë më të mirë se mysafirët.

Diogo Jota dhe Sadio Mane ishin dy golashënuesit e “The Reds” për këtë takim.

Jota shënoi në minutën e 18-të të ndeshjes për epërsinë fillestare të takimit, pastaj Mane në të 69-të për rezultatin final prej 2-0.

Edhe pse jo me rezultat të thellë, të përzgjedhurit e Klopp, për asnjë moment nuk e vunë në dyshim fitoren e tyre.

Pas kësa ndeshje, Liverpool tani ngjitet në kreun e tabelës me gjashtë pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve./Shqip.com