Fotot me aktoren shqiptare ishin të vjetra? Dalin pamje të reja të Butrintit me një vajzë tjetër
Publikuar:
(09.06.2022 16:06:37)

Që nga ndarja me Kiara Titon, Butrint Imeri ka qenë përherë i përfolur për jetën e tij private.
Së fundi është shkruar se ai është në lidhje me aktoren, Olta Beqiri, por që sipas tij nuk është e vërtetë.
Së fundi emisioni Prive ka siguruar disa fotografi, ku këngëtari shihet në shoqëri të një vajzë që nuk është Olta.

Sipas tyre kjo është e dashura e Butrintit – të cilat pak nga to deklarohen nga këngëtari.
Ndryshe, ai bashkë me Taynën dhe Mozzikun, pritet të publikojnë projektin e tyre muzikor “Pare”./SHQIP.com
