Policia jep detaje për arrestimin e Zafir Berishës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe ish-deputetit, Zafir Berisha.
Sipas Policisë, Zafir Berisha ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht një person zyrtar.
Policia ka njoftuar se më 8 qershor, në rrugën “Suzi Qelebi” në Prizren, janë arrestuar dy të dyshuarit në lidhje me rastin.
“Arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit të dyshuarit duke përfshirë dhe Berishën, janë liruar në procedurë të rregullt.
Ditën e djeshme, Zafir Berisha ishte shoqëruar në polici për shkak të një gjobe të trafikut të cilën Policia e Kosovës ia ka shqiptuar.
Berisha, në shenjë pakënaqësie i ka ofenduar dhe i ka sulmuar zyrtarët policorë./Shqip.com