Ekuadori rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Botës, vendimi merret më 10 qershor

Ekuadori rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Botës, pasi luajti me një lojtar që nuk kishte të drejt të luante.
Majin e kaluar Marca publikoi ekskluzivisht një nga dokumentet që mund ta linin Ekuadorin jashtë Kupës së Botës pas ankesës së kombëtares së Kilit, në të cilën ai pohoi se Byron Castillo, një lojtar që luan për Ekuadorin, është me të vërtetë kolumbian.
Një muaj më vonë, kjo gazetë ka pasur akses në dokumente të reja origjinale që do të ishin prova më e mirë për të verifikuar se futbollisti është vërtet kolumbian. FIFA i ka tashmë ato në posedim të saj.
Avokati i Kilit, Eduardo Carlezzo, dha një konferencë për mediat të martën për të prezantuar hetimet e reja.
Ndër të gjitha bien në sy dy: certifikata e pagëzimit dhe raporti i regjistrimit shëndetësor të Byron Castillo-s.
E datës 1 qershor 2022, certifikata e lindjes pasqyron se lojtari u pagëzua më 25 dhjetor 1996 në Dioqezën e Tumaco (Nariño, Kolumbi). Përveç kësaj, dokumenti në fjalë përfshin ceremoninë e pagëzimit që u kremtua në Parroqua Nuestra Señora del Cármen të Dioqezës në fjalë .
Dokumenti i dytë përkatës korrespondon me regjistrimin e Byron Castillo-s në Shëndetin Publik Kolumbian.
Ky dokument zyrtar që tregon ekskluzivisht MARCA nxjerr informacionin e mëposhtëm: që Byron Castillo është brenda “Bazës së të Dhënave të Anëtarëve të Sistemit të Sigurimeve Shoqërore në Shëndetësi” brenda Departamentit të Nariño, në komunën Tumaco. Sipas mbrojtjes së Kilit, futbollisti i cili aktualisht është një ndërkombëtar me Ekuadorin “gëzon përfitimet dhe garancitë e të qenit shtetas kolumbian”.
Nga ana e saj, skuadra ekuadoriane tashmë i ka dhënë një përgjigje FIFA-s para se të dihet vendimi përfundimtar, i cili do të jetë më 10 qershor. Në dy ditë . Aty do të dihet vendimi i FIFA-s me gjithçka që ka dhënë Kili dhe Ekuadori.