Lëndohet Zhegrova, në dyshim për ndeshjen e radhës
Publikuar:
(08.06.2022 21:12:22)
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova përballet me Irlandën e Veriut të enjten me fillim nga ora 20:45.
Por, “Dardanët” po përballen me shumë probleme, ku përveç suspendimit të Fidan Alitit dhe Aro Murici, në dyshim janë Vedat Muriqi dhe së fundmi edhe Edon Zhegrova.

Për Muriqin e konfirmoi Alain Griesse se ai mund të mungojë.
Derisa Zhegrova u detyrua ta braktisë stërvitjen dhe të shkojë për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore, pas të cilave do të mësohet nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.
Pas përballjes me Greqinë, Kosova kërkon rikthimin te fitorja, të enjten me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”./Shqip.com