Kylie Jenner përsëri shtatzënë
Kylie Jenner dhe i dashuri i saj, reperi Travis Scott, janë në pritje të një fëmije tjetër.
Miliarderja 24-vjeçare është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë me Travis Scott. Lajmin e kanë konfirmuar burime të shumta për Page Six dhe E!News.
Kylie nuk e ka konfirmuar publikisht lajmin dhe përfaqësuesi i saj nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga DailyMail të enjten.

Caitlyn Jenner filloi spekulimet ndërsa ishte në një fushatë të enjten në mes të zgjedhjeve për kandidimin si guvernatore e Kalifornisë.
71 vjeçarja pohoi gjatë vizitës në Dyqanin e Lodrave në Quincy të Kalifornisë Veriore se nipi i saj i nëntëmbëdhjetë është gjatë rrugës.

Thuhet se ajo është në ‘fazat e hershme’, sipas TMZ. Page Six ishte e para që raportoi shtatzëninë, duke cituar burime të shumta.
Kylie ka qenë subjekt i thashethemeve për shtatzëninë javët e fundit mes marrëdhënies së saj të rregulluar me reperin.

Spekulimet u ngjallën pasi ylli i “Keeping Up With The Kardashians” nuk ndau prej kohësh fotografi të reja, ndërsa postoi disa të tilla që i kishte realizuar më parë.