Shoqërohet në Polici, Zafir Berisha
Publikuar:
(08.06.2022 17:24:23)

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha është shoqëruar në Policisë së Kosovës.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Vesel Gashi – zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Sipas Veselit arsyeja e shoqërimit të Berishës ishte për shkak të një gjobë trafiku të cilën Policia e Kosovës ia ka shqiptuar Berishës.
“Po është e vërtetë, që zotëri Berisha është shoqëruar në stacionin policor pasi që i njëjti nuk ka pranuar gjobën e shqiptuar nga njësiti i policisë” ka thënë Gashi
Po ashtu sipas Gashit i njëjti në shenjë pakënaqësie i ka ofenduar dhe i ka sulmuar zyrtarët policorë./Shqip.com