Donat Rrudhani nënshkruan me Young Boys

Lojtari i Kombëtares së Kosovës ka bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar skuadrës së Superligës së Zvicrës.
Rrudhani ishte pjesë e FC Aarau që garon në Ligën e Parë zvicerane, me të cilët ka bërë 105 paraqitje.
Njofimin e ka bërë të ditur vetë klubi i Young Boys përmes postimeve në faqet e tyre zyrtare.
Ein weiterer Zuzug: Vom FC Aarau wechselt Mittelfeldspieler Donat Rrudhani zu YB. Der 23-Jährige hat einen Vierjahresvertrag unterschrieben 💛🖤
Im Gegenzug wechselt Shkelqim Vladi fix zu Aarau 👉 https://t.co/0DztbxMSRg #BSCYB pic.twitter.com/7SQKJfO3Nc
— BSC YOUNG BOYS (@BSC_YB) June 8, 2022
“BSC Young Boys ka kënaqësinë të njoftojë një lëvizje tjetër. Mesfushori Donat Rrudhani po kalon nga FC Aarau në YB, 23-vjeçari ka nënshkruar kontratën katërvjeçare deri në verën e vitit 2026”.
“Donat Rhani, për kombëtaren e ardhur nga Kosova ka bërë dy në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kamenicasi pati shifra mbresëlënëse përgjatë edicionit të kaluar, ku arriti të shënojë nëntë gola dhe 12 asistime.

Ndërsa në total, ai ka 21 gola dhe 26 shërbime për bashkëlojtarët në Challenge League, për ç’arsye edhe barti shiritin e kapitenit – duke udhëhequr skuadrën e tij në pozitën e tretë të renditjes tabelare.
Në pozitë të njëjtë ka përfunduar sezonin edhe ekipi i ri i Donatit, më të cilët do të garojnë në Konferencëligë. /Shqip.com