Rozë

Pas thashetheme për një lidhje të mundshme me Ronin, ky është reagimi i vetëm i Semit

Semi Jaupaj

Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj tashmë ka lansuar projektin më të ri të vizualizuar me videoklip.

Ajo ka bashkuar forcat me artistin nga Kosova, Ron Zaiti.

Dyshja në klip janë shfaqur në momente të nxehta, andej edhe u aludua për një lidhje në mes tyre.

Dyshja me pas u kapën  “mat” në festivalin “UNUM”, teksa shfaqeshin në krahët e njëri-tjetrit.

Pas këtyre videove që qarkulluan në rrjete sociale, as njëri e as tjetri nuk u deklaruan për publikun, kështu duke heshtur.

E së fundi ishte Semi ajo e cila në një formë, dha një përgjigje për të gjitha thashethemet.

Ajo ka postuar një video në ‘Instagram’, ku nuk e ka folur asnjë fjalë dhe vetëm ka rrotulluar sytë e saj.

Nuk dihet se a është kjo përgjigje ndaj aludimeve./SHQIP.com