“Virgjëresha Shqiptare” do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cabourg

Filmi shqiptar “Virgjëresha Shqiptare”, me regji të Bujar Limanit, do të vazhdoj të shfaqet në kinematë botërore.
Pas premierës në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë zyrtare të konkursit ndërkombëtar, ku fitoi dy çmime kryesore, tani do të shfaqet edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cabourg të Francës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Limani, ai tha se gjithsej gjashtë filma në garë do të konkurrojnë për çmimin e madh të jurisë.
“Gjashtë filma në garë do të konkurrojnë për çmimin e madh të jurisë kryesuar nga Diane Kurys, gjashtë filma artistikë nga Brazili, Suedia, Shqipëria, Greqia, Spanja dhe Irani”, ka shkruar ai.
“Virgjëresha Shqiptare”, zë vend në Shqipërinë e vitit 1958, ku një djalë dhe një vajzë rriten së bashku në të njëjtin fshat.
Ata janë miqtë më të mirë. Luana është vajza e një njeriu shumë të respektuar, Agimi biri i tradhtarëve të cilët u ndaluan nga qyteti nga komunistët. Pavarësisht nga këto rrethana të pafavorshme, të dy ruajnë miqësinë e tyre për 10 vjet.
Luana përjeton gjithnjë e më shumë se të jesh grua është një mallkim dhe ndërmerr veprime të pazakonta, i jep fund situatës së saj si viktimë dhe fiton fuqinë për të vendosur vetë.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Cabourg në Francë, fillon më 15 deri më 19 qershor.
Filmi “Virgjëresha shqiptare”, është ndër filmat më të suksesshëm të kinematografisë shqiptare./Shqip.com