Ekipi XTEAM nga Kosova arrin në finale në CEE në CS:GO

Pas Bad News Eagles vie edhe një tjetër sukses për shqiptarët në lojën e Counter Strike GO.
Ekipa nga Kosova, XTEAM, kualifikohen në finalen e CEE Champions.
Ky kompeticion është një nga garat më të forta të CS:GO-së në Evropën Lindore dhe Qendrore.
🇽🇰 @xteamrks continue to write their beautiful story! The players from Kosovo are in the finals after a 2-0 win over @enterprise_esp 🤯#CEEChampions #CEEChampions2022 pic.twitter.com/urXFfUbcxh
— CEE Champions (@CEE_Champions) June 6, 2022
Lojtarët kosovarë arritën të mposhtin ekipin çek, Enterprise Esports me rezultat 2-0.
Ata gjenden në pozitën e 119-të në botë, përderisa kundërshtari i tyre në atë të 71-të.
Kurse, para tre ditësh XTEAM triumfoi edhe ndaj ekipit bullgar, BudapestFive me shifrat 16-14 për të kaluar në gjysmëfinalen që u mbajt sot.
Më i miri gjatë takimit që nisi nga ora 17:30 të hënën, ishte lojtari DEBO që u shpall MVP, apo lojtari më i mirë.
What a beast 💪 pic.twitter.com/RNesVfoi9o
— Esport Adria (@EsportAdria) June 6, 2022
Ai arriti të regjistronte 48 ‘kills dhe tetë asiste.
Për finalen e madhe do të informoheni me kohë nga Shqip.com. /Shqip.com