Diskutimi mbi veteranët, Haradinaj i thotë Konjufcës: Po shko bre në hamom
Publikuar:
(06.06.2022 13:12:04)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë “po shko bre në hamom”, kryetari të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.
Kjo ka ndodhur pasi ata ishin duke diskutuar për mos futjen e veteranëve në kuadër të Ligjit për Pagat.
“Shko bre n’hamom- i keni qit veterant te dera”, ia ktheu Haradinaj, i cili vazhdoi debat të ashpër me deputetë tjerë.
Ai më tej u tha se duhet të ju vie marrë për këtë vendim.
“Nuk është në rregull me i nda veteranët nga Ligji për Pagat. Marre me ju ardh nuk keni pasë mundësi ta kaloni këtë ligj. Mos luani me këto sende marre duhet të ju vijë për 35 euro”, ka thënë Haradinaj./SHQIP.com