Lajme

“Me kategoritë e lirisë, sot e për mot”, Haradinaj mbështet veteranët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke vazhduar protestën para Kuvendit.

Në mbështetje të tyre ka dalë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai postoi një fotografi në Facebook, duke shkruar: “Me kategoritë e lirisë, me Veteranët, sot e për mot”.

Ndërkohë, situata tek Kuvendi ka eskaluar pasi veteranët kanë tentuar të thyejnë derën.

Lexo edhe:
Veteranët tentojnë për herë të dytë të hynë në Kuvend – policia përdor sprej

Pas kësaj policia ka përdorë sprej dhe gazë lotsjellës./SHQIP.com