Lajme

E konfirmon policia, gjendet një granat dore në sheshin e Mitrovicës

Sheshi në Mitrovicë

Një granatë dore është gjetur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në  Mitrovicë.

Lajmin për SHQIP.come ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rastin janë marrë njësitet përkatëse dhe e kanë larguar nga vendngjarja mjetin e pashpërthyer.

“Gjatë natës në rrugën “Shemsi Ahmeti” në  Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pashpërthyer (granatë dore) njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe  kanë larguar mjetin”, tha Zahiti.

Në lidhje më këtë rast nuk janë dhënë detaje më tepër./SHQIP.com