Beatrixa s’po mund të ecë lirshëm në rrugë, kjo është arsyeja
Publikuar:
(05.06.2022 17:38:11)

Beatrix Ramosaj është shndërruar në një nga emrat më të dashur të showbizit.
Këngëtarja kosovare e cila bëri bujë me lidhjen e shkurtër të dashurisë me aktorin e humorit Donald Veshaj, tani është më e fortë se kurrë.
Pas videos që postoi javë më parë ku trajtoi temën e bullizmit duke përmendur edhe familjen e saj, Trixa mori shumë mbështetje nga publiku dhe emra të njohur të skenës muzikore.
Pas thashethemeve që Bora dhe Donaldi janë ribashkuar ajo në emisionin “Mirage” iu uroi lumturi atyre.
Sjellja e mirë e Trixës ka bërë që fansat ta duan aq shumë saqë sot mezi eci në rrugë duke bërë foto me disa prej tyre.
Përndryshe, pas projektit të fundit “Ma shumë se ti”, ajo ka paralajmëruar tjera projekte të cila do t’i sjellë shumë shpejt./Shqip.com