Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Real Madridit pëson infarkt

Klubi i Real Madridit në basketboll ka njoftuar se trajneri i tyre ka pësuar infarkt miokardi.

Trajneri Pablo Laso është dërguar në spitalin universitar “La Moraleja”.

Këtë madrilenët e bënë të ditur përmes një postimi në rrjetet e tyre sociale.

“Real Madrid C.F. njofton se trajneri ynë Pablo Laso është shtruar në spitalin universitar sanitar “La Moraleja” pasi e pësoi një infarkt të miocardio (muskulit të zemrës)”, ka njoftuar klubi spanjoll i basketbollit.

Përndryshe, klubi i Real Madridit në renditjen tabelare në elitëne basketbollit spanjoll, pozicionohen në vendin e dytë – pas Barcelonës që kryeson.

Në 34 ndeshje në stinorin e rregullt, “Los Blancos” kanë arritur 25 fitore dhe kanë regjistruar nëntë humbje. /Shqip.com

Tabela e Liga ACB