Enrique tregon pse Unai Simon starton para De Geas që nuk u ftua

Kampanja e mirë individuale me Manchester Unitedin në edicionin që lamë pas nuk është marrë parasysh nga Lucho.
Spanja ka nisur tashmë ndeshjet e saja në kuadër të Ligës së Kombeve, duke u kompletuar me emrat si Unai Simon, David Raya dhe Robert Sanchez që janë ftuar nga përzgjedhësi Luis Enrique.
David De Gea nuk është pjesë e tyre dhe shefi i stolit tregon arsyes se pse ai nuk ka marrë ftesë.

“Shpresoj të kem tre portierë fillestarë dhe mendoj se tani i kam ata. Sinqerisht. Nuk do të kisha asnjë problem me fillimin e asnjërit prej tyre”, tha ai.
Enrique vazhdoi të theksojë rëndësinë e të pasurit një portier që komandon zonën e tij të penalltisë dhe ka aftësi të shkëlqyera të shpërndarjes për të nisur sulmet – dy fusha në të cilat është sugjeruar se De Gea mund të mungojë.
“Unai ka grumbulluar një përvojë interesante. Një portier duhet të fillojë lojën dhe të gjenerojë epërsinë e parë, ata duhet të dominojnë lojën ajrore”, shtoi 52-vjeçari.
🔴 EN DIRECTO | Rueda de prensa oficial de @LUISENRIQUE21 y @Koke6 desde el Sinobo Stadium de Praga en la previa del partido ante la República Checa.
📺 Puedes seguirlo también aquí: https://t.co/QF24lywkrz #VamosEspaña | #NationsLeague https://t.co/XqumLemBxF
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) June 4, 2022
“Kam nevojë për një portier që më transmeton paqe dhe qetësi – dhe kjo nuk do të thotë se ata nuk do të bëjnë gabime, gabimet janë pjesë e futbollit. Por ajo që prodhojnë më pëlqen shumë.”, përfundoi ish-trajneri i Barcelonës.
Përndryshe, De Gea u ftua për herë të parë me Spanjën në Botërorin e vitit 2014 – ku ishte vetëm zgjedhja e trettë – teksa katër vite më vonë e pa veten si startues mes shtyllash në ‘Rusia 2018’, kur trajner ishte Julien Lopetegui.

Megjithatë, ylli i “Red Devils” duket se i ka shpresat e shuara për Kupën e Botës në Katar këtë vit, pasi edhe në Euro 2020 ishte zgjedhja e dytë për shefin e “Stuhisë së Kuqe”. /Shqip.com