Sport Ndërkombëtar

Tre klube nga Premierliga vihen pas Carrascos së Atletit

Shpejtësia dhe driblimet e tij me topin kanë kapur syrin e shumë klubeve angleze.

Yannick Carrasco mund ta lë Atletico Madridin për aventurë të re.

Sulmuesi i krahut të majtë po kërkohet nga tre klube të Premierligës, sipas Fichajes.

Carrasco me trofeun e La Ligas

Tottenham, Aston Villa dhe Newcastle janë të gjithë të etur për 28-vjeçarin, i cili ka ende tre vjet në kontratën e tij që e mban atë në “Wanda Metropolitano”.

Carrasco shënoi gjashtë gola dhe gjshtë asiste në 44 paraqitje në të gjitha garat për Atletico në sezonin 2021-2022.

Belgu e la ekipin e Cholo Simeones në shkurtin e vitit 2018, për t’iu bashkuar ekipit kinez DL Yifang për 30 milionë euro.

Carrasco, DL Yifang

Më pas, ai u rikthye pas dy viteve – pikërisht më 2020 – për të fituar në titullin e parë të La Ligës që nga 2014-a. /Shqip.com