Therret me thikë një person në Ferizaj
Publikuar:
(05.06.2022 08:56:41)

Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi është sulmuar me thikë nga një person i panjohur në Ferizaj.
Për shkak të lëndimeve të marrura, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime serioze pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, me një mjet të fortë të mprehtë-thikë. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Shqip.com