Një polic gjendet pa shenja jete në Mitrovicë të veriut
Publikuar:
(04.06.2022 15:49:35)

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Mitrovicën veriore.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Besim Hoti, zëdhënës në Policinë e Kosovë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
“Viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Nuk ka dyshime për tu hetuar, pasi vdekja ishte natyrale” është shprehur Hoti.
Zyrtari policor që është gjetur pa shenja jete ishte i moshës 45- vjeçare./Shqip.com