Hoxhaj takohet me kryediplomatin e Vatikanit
Publikuar:
(03.06.2022 19:59:47)

Ish ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj po qëndron në Bratisllavë.
Gjatë qëndrimit të tij në Bratisllavë Hoxhaj është takuar me Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet i Selisë së Shenjtë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social nga vetë Hoxhaj.
“Ishte nder dhe kënaqësi takimi me Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet i Selisë së Shenjtë! Tashmë është krijuar një marrëdhënie e fortë midis Vatikanit dhe Kosovës, gjatë historisë. E falënderova për mbështetjen e tyre!”, ka shkruar Hoxhaj.
Po ashtu gjatë ditës së sotme Hoxhaj ka zhvilluar edhe një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës./Shqip.com