Haxhimusa e konfirmon largimin nga Drita
Publikuar:
(03.06.2022 20:31:40)
Nga sezoni i ardhshëm sulmuesi, Betim Haxhimusa, nuk do të jetë pjesë e Dritës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes një postimi në Facebook.
30-vjeçari falënderoi krerët e klubit dhe shokët e skuadrës, teksa u shpreh i lumtur për titujt e fituar me gjilanasit.
“Prej sezonit të ri nuk do të jem pjesë e Fc Drita. Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin që e patëm gjatë këtyre viteve. Falënderoj Presidentet, drejtorin, trajnerat, stafin dhe gjithë lojtarët për kohet dhe sukseset që i kaluam së bashku përgjatë kohës sa isha pjese e ekipit”, ka shkruar ai.

Sulmuesi nga Ferizaj ka qenë pjesë e “Intelektualëve” që nga vera e vitit 2018.
Këtë stinor ai ka bërë 10 paraqitje me Dritën, por nuk ka arritur të gjej gol./Shqip.com