Musliu: Ramadani i është përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale

Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se takimi me inspektorin e Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, është zhvilluar për periudhën korrik të vitit të kaluar e deri më sot.
Musliu në një konferencë për media, pasi që raportimi u bë pa pranin e mediave, ka thënë se pashmangshëm është biseduar edhe për ftesën që ka pasur Ramadani nga Gjykata Speciale.
“Do të ishte e paarsyeshme qe të kaloj raportimi pa u ndal të Specialja. Krejt çka mundem me nda me ju mund të them se Ramadani është përgjigjur ligjërisht dhe instutucionalisht Gjykatës Speciale”, ka thënë Musliu.
Ndërsa për alarmet e rreme për bomba në Kosovë, tha se është në kompetencë të drejtorit të AKI-së dhe se për këtë nuk është biseduar.
“Duke pasur parasysh punën që e kryen inspektori, i cili inspekton punën e brendshme të AKI-së, dhe kjo është kompetencë e drejtorit të AKI-së”, tha në fund Musliu.
Në komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, fillimisht u miratua procesdverbali i mbledhjes së kaluar të Komisionit, ndërkaq pastaj filloi raportimi i Ramadanit.
Ramadani, ka nisur raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë./Shqip.com