Misioni i Zanettit në Londër: Dybala

Legjenda e Interit kishte misionin e qartë për ta bindur “La Joya”-n.
Pasi u përshëndet dhe i dha lamtumirën Juventusit, Dybala po mëton të bëjë karrierë diku tjetër – qoftë edhe Brenda Italisë.
Javier Zanetti, që është zëvendës kryetar i Interit, pati bisedime direkte me të para dhe pas ndeshjes finale të Finalissima-s, raporton Fabrizio Romano.
Inter vice president Javier Zanetti had direct talks with Paulo Dybala before and after Argentina’s game vs Italy in London. Inter have been working on Dybala deal for many weeks. 🇦🇷 #Inter
“We hope he will join us”, Inter CEO Marotta said few days ago.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 3, 2022
48 vjeçari kishte udhëtuar drejt Londrës, saktësisht në Wembley, për të bidur lojtarin t’i bashkohet klubit nga Milano.
Dybala nga ana tjetër, nuk e kishte përmendur se ku do të shkonte, mirëpo kishte bërë me dije se nuk do ta përjashtonte qëndrimin në Gadishullin Apenin.

Madje, për të siguruar tifozët e nënkampionit të sivjetëm të Serie A-së, presidenti i klubit,Marotta kishte shprehur haptazi qëllimin e tyre për nënshkrimin me argjentinasin.
Përndryshe, sulmuesi kaloi shtatë sezone në Torino, ku fitoi pesë ‘Scudetto’ dhe kontribuoi me 115 gola dhe 48 asiste në 293 paraqitje.

Teksa, këtë edicion, 10 herë gjeti rrjetën dhe pesë të tjera shërbeu bashkëlojtarët, në gjithësej 29 paraqitje në Serie A. /Shqip.com