Lajme

Dënohet i akuzuari për dallavere me subvencione, i sekuestrohen 23 mijë euro dhe i duhet të paguajë 110 mijë tjera për dëmin

Gjykata Themelore në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur të fajshëm të akuzuar F.M pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ Mashtrim me Subvencione” nga neni 324 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Gjykata

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale PS.nr.14/22 kundër të akuzuarit F.M i akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për veprën penale Mashtrim me Subvencione nga neni 324 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelorë në Prishtinë.

F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në bazë të nenit 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me propozimin dhe pajtimin e palëve pjesa e mbetur e dënimit i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 5000 ( pesëmijë) euro.

Aksioni i Policisë

Të akuzuarit do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 30.06.2021 e deri më datë 12.11.2021 i llogaritet në dënimin me gjobë të shqiptuar.

Po ashtu F.M i është konfiskuar edhe një sasi e parave.

“Të akuzuarit F.M i konfiskohet shuma e mjeteve në vlerë prej 27,000.00€, ndërsa obligohet që në emër të dëmit të shkaktuar në mënyre solidare të paguaj shumën totale prej 109,520.00 euro”.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Shqip.com