Lajme Ballkan

Shqipëria në ditë zie, i jepet lamtumira Bujar Nishanit

Flamuri kombëtar shqiptar.

Sot Shqipëria është në ditë zie kombëtare. Me vendim të Qeverisë, kjo ditë është shpallur ditë zie për të nderuar veprën dhe jetën e ish- presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Fillimisht duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 12:00 pritet të zhvillohet ceremonia e homazheve në ambientet e Presidencës.

Nishani u nda nga jeta pesë ditë më parë në një spital në Gjermani ku ishte shtruar prej javësh. Ai vuante nga një sëmundje autoimune e mëlçisë dhe pasojat që i la COVID-19, fatkeqësisht, e përkeqësoi gjendjen e tij.

Ai ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare./Shqip.com