Lajme

Kurti thotë që opozita po manipulon me çështjen e Trustit

Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës është shprehur se opozita po manipulon me çështjen e Trustit.

Gjatë mbledhjes së 81-të me radhë të Qeverisë, Kurti është shprehur se nuk do të lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti.

 “Ne nuk kemi se si e mbështesim një nismë të tillë dhe kur e kemi kundërshtuar herën e parë tërheqjen e Trustit e kemi thënë se jemi kundër se e dimë që hapet dera për më shumë dhe ja ku jemi sot”, ka thënë Kurti.

Po ashtu Kurti është shprehur se nga mbi 630 mijë llogari të hapura në Trustin Pensional të Kosovës, 92 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro.

Sipas Kurtit iniciativën për këtë çështje e kanë ngritur po të njëjtit persona që po e përdorin rrjetin medial për të manipuluar me opinionin.

““Janë po këta persona që e kanë sjellë në Kuvend dhe po e keqpërdorin rrjetin medial për ta manipuluar opinionin”, ka thënë ai” ka thënë Kurti.

Sipas Kurti në publik po shfaqet një panikë e paqenë.