Lajme

Qeveria ndan 50 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 81-të me radhë

Në këtë mbledhje është vendosur që Qeveria e Kosovës të ndajë 50 mijë euro për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Lidhur më këtë, kryeministri Kurti është shprehur se kjo është një kërkesë e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqusëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

“Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe në bazë të kërkesës së parashtruar propozohet të ndahen mjetet financiare në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë atje” ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Po ashtu Kurti u zotua se si Qeveri do të mbështesin në vazhdimësi të drejtat e bashkëkombësve të tyre./Shqip.com