Mbërrin në Shqipëri trupi i pa jetë I Bujar Nishanit
Publikuar:
(01.06.2022 10:00:03)

Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në Presidencë këtë mëngjes raporton ABC News.
Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu”, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.
Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë. Ish-kryetari i shtetit do të përcillet të enjten për në banesën e fundit.
Po ashtu është bërë edhe agjenda ceremoniale që pritet të zhvillohet për dy ditë me radhë.
Sot duke filluar nga ora 10:00 deri ne 14:00 dhe 16:30 deri në ora 22:00 familja Nishani do të pres vizita për homazhe.
Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet nesër në ora 12:00./Shqip.com