Lajme

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Sot në gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Sikurse edhe në vendet tjera edhe në Kosovë, kjo ditë festohet me aktivitete të ndryshme.

Fillimisht Këshilli i Pavarur i Mediave, mban tryezë diskutimi me temën “Mbrojta e Fëmijëve dhe të miturve nga përmbajta e papërshtatshme në media”.

Kjo tryezë fillon në ora 10:00.

Po ashtu për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Gjilan dhe Deçan organizohet program festiv për fëmijët.

Në Pejë duke filluar nga ora 12:50, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani viziton ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta.

Me 1959, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve./Shqip.com