Hovenier zhvillon takim me ekipin negociator të Kosovës në Vjenë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një takim me ekipin negociator që e kishte përfaqësuar Kosovën në bisedimet Kosovë-Serbi në Vjenë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Twitter nga ana e vetë ambasadorit amerikan.
“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007” ka shkruar Hovenier.
Po ashtu Hoviener tha se në këtë takim u bisedua për të kaluarën edhe për sfidat e ardhshme që e presin Kosovën.
“Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike” ka shkruar Hovenier.
Pjesë e takimit me Hovenier ishin : Enver Hoxhaj, Veton Surroi, Ardian Gjini, Agim Çeku, Fatmir Sejdiu, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Ylber Hysa dhe Blerim Shala./Shqip.com
(1/2) Grateful to host old friends for a reunion dinner of Kosovo’s “Unity Team,” negotiators at the 2006/2007 Vienna talks. pic.twitter.com/0HXjIqG1en
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 31, 2022