Kjo veshje e Kidës kap shifrën e 86 mijë euro, këngëtarja poston fotografi

Kida është një ndër këngëtarët më të suksesshme.
Fama e saj është rritur shumë e që këtë gjë ajo e shfrytëzojnë mjaftë mirë.
Të ardhurat nga muzika kanë bërë që ajo të njohët edhe për jetën luksoze të saj.
Së fundmi, ajo u shfaq në të verdhë dhe veshja e saj kap vlerën marramendëse plotë 86 mijë euro.

Këtë e zbuloi faqja e njohur “ShqipClosed”, e cila ka postuar çmimin edhe të veshjeve si dhe aksesorëve.
Qaforja e saj e markës “Dior” kushton rreth 3,500 euro, ndërsa ora e markës “Rolex” kap shifrën e 31,450 eurove.

Rrathët e saj të arit nga marka “Cartier” kushtojnë mbi 43,800 euro, ndërsa dy unazat nga po e njëjta markë, i kushtojnë nga 4,900 dhe 1,920 euro.
Sa i përket muzikës, Kida dhe Ledri ditë më parë sollën bashkëpunimin e tyre të radhës “Tdu” që deri tani është pritur shumë mirë./SHQIP.com