Lajme Ballkan

Rama: Për herë të parë në histori Shqipëria merr presidencën në Këshillin e Sigurimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i lumtur që nesër shteti i Shqipërisë, do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social nga vetë Rama.

“New York, Kombet e Bashkuara – #KrenarPërShqipërinë🇦🇱 që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më pare” ka shkruar Rama.

Po ashtu Rama përmes një postimi tjetër ka njoftuar se është takuar me ambasadoren e SHBA-së në OKB, ku e njëjta ka shprehur konsideratë të lartë për përformancën e Shqipërisë.

Foto nga Takimi Rama-Linda Thomas Greenfield

“Me Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në OKB, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit” ka shkruar Rama.

Bashkë më Ramën pjesë e delegacionit shqiptar është edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.