Pacolli: Abazoviq nuk është një politikan i jashtëzakonshëm por një kryeministër atipik
Publikuar:
(31.05.2022 17:00:40)

Kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Malit të Zi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.
Pacolli është shprehur se Abazoviq nuk është një politikan i jashtëzakonshëm, por një kryeministër atipik.
“Sot në Podgoricë pata kënaqësinë të takoi Kryeministrin e Malit te Zi Dritan Abazoviç. Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët” ka shkruar Pacolli.
Sipas Pacollit, shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitive./Shqip.com
