Krasniqi i jep lamtumirën Prishtinës

Gjatë ditës së djeshme, të hënën, FC Drita zyrtaziroi marrëveshjen me lojtarin e Prishtinës.
Besnik Krasniqi do të ketë fanellën e bardhekaltërve nga Gjilani sezonin e ardhshëm.
Rreth këtij transferimi ka reaguar vetë lojtari në profilin e tij në rrjetin social në Facebook.
“Prej sot nuk jam më pjesë e Fc Prishtina! Klubit ku u rrita si lojtar, pas dy viteve të mrekullueshme, i dëshiroj suksese të mëtutjeshme. E falënderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik, bashkëlojtarët,tifozët e mrekullueshëm Plisat”, ka shkruar Krasniqi.
32 vjeçari pati një edicion tejet të mirë individual duke shënuar 10 gola dhe një asistim në Superligën e Kosovës.
Përndryshe, ai ka luajtur më herët në skuadra si Vëllaznimi i Gjakovës, SC Gjilani, Istogu, Feronikeli, Flamurtari, si dhe Teuta e Partizani nga Shqipëria./Shqip.com