Lajme

AAK me nismë ligjore për pensionistët kontributdhënës, synojnë ta largojnë kriterin prej 15 vite përvojë pune para luftës

Shemsedin Dreshaj. deputet i AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes në konferencë për media ka njoftuar se ka ndërmarrë një nismë ligjore për heqjen e diskriminimit për pensionistët kontributdhënës.

Sipas Shemsedin Dreshajt, bëhet fjalë për kriterin për 15 vite përvojë pune para luftës si kusht që pensionisteve të iu njihen kontributet pensionale.

“Jemi këtu sot për të ju njoftuar në lidhje me nismën ligjore që kemi marre si grup parlamentar, për ta larguar një diskriminim që me vite të tera i është bërë pensionistëve kontributdhënës. Bëhet fjalë për kriterin për 15 vite përvojë pune para luftës, si kusht që pensionisteve t’u njihen kontributet pensionale” ka thënë Dreshaj.

Shemsedin Dreshaj – AAK

Me këtë nismë ata theksojnë se largohet një kriter diskriminues.

“Me këtë nismën legjislative që e kemi ndërmarrë, ndryshohet neni 8, pika 2 e ligjit për skemat pensionale te financuara nga shteti. Konkretisht, largohet kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës. Ky kriter është diskriminues”, tha ai.

Sipas Dreshajt ka shumë pensionist që dhunshëm gjatë ish sistemit janë larguar nga puna e nuk arrijnë përvojën e punës 15 vjetore./Shqip.com