Sport Ndërkombëtar

Oliver Kahn reagon pas dekaratës së Lewandowskit

Robert Lewandowski u shpreh se “historia e tij me Bayernin ka përfunduar”, duke thyer heshtjen në një konferencë për media në kuadër të kombëtares polake.

I menjëhershëm duket të ketë qenë reagimi nga drejtori sportiv i klubit gjerman.

Olver Kahn – që është njëkohësisht edhe legjendë e bavarezëve – u shpreh disi kritikues rreth komunikatës së sulmuesit, raporton Fabrizio Romano.

“Nuk mund t’ju them pse Roberti zgjodhi këtë mënyrë për të komunikuar situatën e tij. Deklarata publike të tilla nuk të çojnë askund “, tha ai.

“Roberti duhet të dijë se çfarë ai ka në Bayern. Vlerësimi nuk është rrugë njëkahëshe”, mbylli Kahn.

Këto deklarata ndarazi, lënë të kuptohet për një krisje mes raporteve dhe një irritim mes palëve.

Robert Lewandowski dhe Oliver Kahn

Diçka që askush nuk do ta kishte menduar para disa muajsh, me Lewa-n që dukej më se I lumtur në “Allianz Arena”.

Sidoqoftë, autori i 35 golave në 36 paraqitje këtë sezon në Bundësligë ka kntratë që e mban atë në Gjermani deri në vitin 2023.

Tani mbetet në duart e Barcelonës, që duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, për të arritur marrëveshje me kampionin e elitën se futbollit gjerman për 10 vite rresht. /Shqip.com