5 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(30.05.2022 15:36:04)

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit nga 223 testime janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19.
Ndërsa, janë shëruar 14 persona si dhe nuk është raportuar për vdekje.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së numri i rasteve aktive në total është 66.
Megjithatë, MSh informon se në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.982 doza të vaksinës.
823.035 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Shqip.com