Lajme

Gjendet pa shenja jete një 64-vjeçar, në një mobileri në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Ilustrim

Një person ka vdekur në një mobileri në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, bëhet fjalë për personin 64-vjeçar me inicialet A.E.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Sot në orën 03:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë tek një mobileri është një rast. Policia Rajonale, hetuesit dhe krim tekniket  kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë veprimet e nevojshme nën autorizim edhe të prokurorit kujdestar”. thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Sipas policisë, dyshimet e para kanë të bëjnë me vetëvrasje.

‘Dyshohet se personi me inicialet A.E (M/K) i moshës 64 vjeçar ka bërë vetëvrasje”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit tê Prokurorisë Themelore në Ferizaj trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, rasti po vazhdon të hetohet./Shqip.com