Lajme

Abdixhiku merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të kërkojë mbështetje për Kosovën në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.

Këtë do ta bëjë gjatë pjesëmarrjes së tij në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku do të kërkoj mbështetje për Kosovën në Kongresin e Partive Popullore Evropiane Pas takimit me mërgimtarë në Belgjikë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të vazhdojë udhëtimin e tij për në Rotterdam, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ky takim pritet të zhvillohet ndërmjet datave 31 maj dhe 1 qershor.

Kongresi në Rotterdam

Në këtë Kongres marrin pjesë liderë të partive të djathta evropiane, të cilat janë anëtare të PPE-së.

Sipas njoftimit, Abdixhiku do ta ketë fjalën e tij, me ç ‘rast do t’ju drejtohet të pranishmëve për sfidat me të cilat po përballen qytetarët tanë si dhe do të kërkoj mbështetje për Kosovën në proceset integruese, ndërsa fjalimin e tij do ta pranoni në kohë.

Gjithashtu është bërë e ditur se Abdixhiku do të zhvillojë edhe takime me Presidentin e PPE-së si dhe liderë tjerë./Shqip.com